Orgesa Zaimi është një nënë e përkushtuar e dy fëmijëve të saj, një djali dhe një vajze.
Këngëtarja është shprehur se do dëshironte të kishte 5 fëmijë, por për shkak të mundësive ka vetëm dy.
E ftuar në “AfterParty”, ajo foli për jetën sentimentale duke pranuar se i pëlqejnë puthjet buzë detit si edhe pranë zjarrit.
Ndërsa me seksit të zjarrtë dhe dashurisë me përqafime, ajo zgjodhi të bëjë një kombinim të të dyjave duke u shprehur: Përqafime të zjarrta.
Orgesa Zaimi u vendos mes dy zgjedhjeve, atë të Ronela Hajatit dhe Kamela Islamajt, por këngëtarja nuk i ndau dot duke pranuar se i do shumë të dyja dhe kthimi i një përgjigje “do e fuste në sherr”.
Pjesë nga intervista:
Mami tolerante apo bashkëshorte e rreptë?
Orgesa Zaimi: Mami tolerante se nuk jam bashkëshorte e rreptë.
Më mirë me dy fëmijë apo më shumë se dy fëmijë?
Orgesa Zaimi: Me dëshirë do doja të kisha 5, por mundësia ishte të bëja dy.
Kamela Islamaj apo Ronela Hajati
Orgesa Zaimi: A do më fusni në sherr këtu. Të dyja i dua, nuk i ndaj dot.
Puthje buzë detit apo pranë zjarrit
Orgesa Zaimi: Më pëlqejnë të dyja variantet, shumë të mira janë.
Seksi më i mirë para apo pas martese?
Orgesa Zaimi: No coment, 13 vite martesë në majë të hundës (qesh).
Seks i zjarrtë apo dashuri me përqafime?
Orgesa Zaimi: Përqafime të zjarrta, kombinim.