Prej disa kohësh, në media po qarkullonte lajmi se aktorja e humorit Eliona Pitarka ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Eliona ishte munduar të fshihte barkun e saj mirëpo duket se fshehjes i erdhi fundi!
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.
Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.
Mirëpo, Eliona ka preferuar të mos japë më shumë detaje dhe ka treguar se nuk preferon ta bëjë publik partnerin e saj.
Muajin që lamë pas, aktorja mori propozim për martesë nga partneri ndërsa përgjigjia e saj ishte “Po, përgjithmonë”.