Supermodelja Gigi Hadid dhe partneri i saj, Zayn Malik, u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator, por kanë vendosur që emrin dhe portretin e vajzës që erdhi në jetë, të mos e publikojnë.
Por, së fundmi, në rrjet po qarkullojnë disa teori të reja në lidhje me emrin e saj, sipas “Glamour”.
Levander
Sipas njërës prej këtyre teorive, vajza e tyre quhet Lavender, që në shqip do të thotë Livando.
Gigi publikoi në Instastory pak kohë më parë një fotografi të sajën duke mbjellë disa lule livando, teksa më herët babai i saj, Mohadmed, ndau një postim po në Instagram ku shkroi: “Livando është e njohur për Tokën e Shenjtë dhe ajo i jep tokës ngjyra të bukura dhe aromë magjike.”
Hemera / Theia
Një teori tjetër është se çifti ka zgjedhur një emër që lidhet me diellin. Gigi së fundmi ka shpërndarë një postim ku vajza e saj e vogël ‘shijon rrezet e diellit’, teksa vendosi një emoji duke shkelur syrin.
Është pikërisht ky detaj që ka bërë fansat të mendojnë pak më shumë rreth kësaj fotoje duke i shtuar edhe dashurinë e Zayn për mitologjinë greke.
Duke bashkuar dy faktet e mësipërme fansat kanë hedhur dritë mbi dy emra të mundshëm: Hemera (perëndesha e ditës) ose Theia (perëndesha e dritës).