Ajo është ndër artistet që ka arritur për një kohë shumë të shkurtër të zë vend të veçantë në industrinë muzikore.
Bëhet fjalë për Doruntina Shalën, e njohur ndryshe si Tayna, emër ky mjaft i lakuar në faqet rozë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është parë plot shik, teksa paralajmëroi projektin e ri muzikor.
Flokët kësaj here zgjodhi të bëjë bionde, kurse makijazhi unik i perfeksiononte edhe më shumë dukjen.
Sa i përket veshjes, Tayna u shfaq me një fustan plot shkëlqim, i cili ia theksonte tiparet e mrekullueshme trupore.
Derisa po përgatitet për këngën e re, “Qe Qe” është hiti i fundit nga ajo, që u pëlqye në masë të madhe.