Yll Limani dhe Dafina Zeqiri po sjellin duetin e radhës.
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë artistët më ‘in’ të momentit në tregun muzikor shqiptar.
Ata në rrjete sociale dje (5 dhjetor) bënë të ditur se po sillnin projektin e ri së bashku në muajin dhjetor.
Ishte Dafina ajo e cila postoi një video pa zë në Instastory duke kënduar këngën e tyre kurse Ylli kishte ripostuar atë.
Kurse sot ata publikuan imazhe të ndryshme në llogaritë e tyre zyrtare ku shiheshin në studio muzikore së bashku.
“Mos harro mi lon qelësat në prag”, thotë Dafina.
“Kur t’shoh tu ik m’myt kejt”, shkroi Ylli përkrah imazhit të postuar.