Dj Sardi prej kohësh është i dashuruar dhe madje marrëdhënia me partneren ka arritur në një tjetër nivel, pasi dyshja është fejuar.
Pavarësisht fotove të ëmbla të postuara në rrjete sociale, Sardi Shehu nuk e kishte treguar emrin e vajzës bionde dhe me sy jeshilë.
Por, kjo nuk ka zgjatur më shumë, pasi i ftuar në “Shiko Kush Luan”, ai zbuloi se emri i saj është Jonisa.
Megjithatë, ata ende nuk kanë bërë celebrimin, pra nuk janë të martuar.
I pyetur se përse zgjodhi pikërisht Jonisën, Dj u përgjigj: “Ishte e duhura”.
Sardi zbuloi gjithashtu se është ai që bëhet më shumë xheloz për partneren, ndërsa shprehu dëshirën për t’u bërë edhe me fëmijë në të ardhmen.
“Avash-avash, pse jo?!”,- tha ai publikisht për krijimin e familjes.
Ndër të tjera, Sardi i bëri Jonisës edhe tre premtime të bukura dashurie:
“Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”.
Edhe pse kishin 12 vite që njiheshin, Sardi dhe Jonisa arritën që të bëheshin bashkë vetëm vitin e fundit.