Pas ndarjes nga Young Zerka, nuk kishte si të mungonin edhe pyetjet në lidhje me jetën e saj private.
“Në dashuri, merr apo jep më shumë?”- iu drejtua një nga ndjekësit.
“Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal,”- iu përgjigj Ronela.

Ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për raportin me fëmijët dhe zbuloi se do dëshironte që në të ardhmen të ishte nënë e një fëmije.
“Fëmijët i dua shumë! Personalisht duke e njohur veten sa e çmendur mund të bëhem kur të bëhem prind, dua vetëm një! Djalë mundësisht!,”- zbuloi ajo.

