Dyzet vjet më parë, më 8 dhjetor 1980, legjenda e “Beatle”, John Lennon u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej në banesën e tij në Dakota, New York.
Atë mbrëmje, John Lennon i dha autografin në një kopje të albumit të tij të ri, “Double Fantasy” një fansi.
Shtatë orë më vonë ai fans, Mark David Chapman, e qëlloi dhe vrau anëtarin legjendar të “The Beatles” ndërsa po kthehej nga studio e regjistrimit në shtëpi së bashku me gruan e tij, Yoko Ono.

Në atë kohë, policia tha se sipas Chapman “ai ishte i mërzitur me mënyrën se si Lennon shkroi emrin e tij në album.”
Më herët gjatë ditës, Lennon dhe Ono u fotografuan nga Annie Leibovitz për revistën Rolling Stone.

Bashkëshortja e tij ishte veshur, ndërsa këngëtari pozoi pranë saj nudo, në banesën e tyre në Dakota.
Pak kohë më vonë, Lennon u intervistua në apartamentin e tij nga Dave Sholin.

“Puna ime s’do mbarojë derisa të vdesë dhe të varrosem, shpresoj që kjo të ndodhë pas një kohe shumë të gjatë,”– u shpreh ai.
Çifti u largua nga ndërtesa e apartamenteve rreth orës 16:30. për të shkuar në shtëpinë diskografike “Record Plant”, ku Lennon i dha autografinë Chapman në albumin e tij.

Kur mbërritën në shtëpi, Chapman qëlloi këngëtarin katër herë në shpinë dhe gjoks me një pistoletë të kalibrit 38.
Në orën 23:15 të asaj mbrëmje Lennon u shpall i vdekur në dhomën e urgjencës në Spitalin Roosevelt.

Lennon lindi më 9 tetor 1940, në Angli dhe u rrit nga halla e tij megjithatë u takua me nënën rregullisht.
E ëma e mësoi të luante instrumente muzikorë dhe i bleu kitarën të parë.

Në moshën 16-vjeçare formoi grupin e parë të quajtur “Quarry Men”. Në vitin 1957 u takua me Paul McCartney dhe e ftoi atë të bashkohej me grupin e tij.
Ata formuan një partneritet të suksesshëm që solli krijimin e grupit fenomen, The Beatles.
Grupi publikoi këngën e tij të parë, “Love Me Do”, në tetor 1962.
Më pas “Please Please Me”, që kryesoi top listat në Britani, e ndjekur nga “She Loves You” dhe “I Want to Hold Your Hand”.
Në vitin 1962, Lennon u martua me Cynthia Powell dhe patën një djalë, Julian.
Ata u divorcuan në 1968 dhe në 1969 Lennon u martua me Yoko Ono, një artiste avangardë japoneze.
Këngëtari u largua nga Beatles në shtator 1969. Ndërsa McCartney u largua në prill 1970.

Në vitin 1970, Lennon lëshoi një album solo, “John Lennon / Band Ono Plastike” e ndjekur në 1971 nga “Imagine”.
Në vitin 1973, Lennon dhe Ono u ndanë. Lennon vazhdoi të publikonte albume të suksesshëm përfshirë “Mind Games,” “Walls and Bridges” dhe “Rock ‘n’ Roll.”
Ai dhe Ono u pajtuan në 1974 dhe në 1975 u bënë prindër të një djali, Sean. Pesë vjet më vonë, Lennon ndërroi jetë.

Chapman, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e Lennon, po vuan dënimin me burgim të përjetshëm dhe iu është refuzuar lirimi me kusht 11 herë. Seanca e tij e ardhshme për lirim me kusht do të jetë në gusht 2022.