Eve Jobs, e bija e krijuesit të “Apple”, Steve Jobs, po e përfundon 2020-ën me sukses.
22-vjeçarja është bërë së fundmi, pjesë e fushatës së saj të parë të modelingut, me markën “Glossier”, në koleksionin e festave të fundvitit.
Sidoqoftë, veç të qenit modele, Eve ka dhe një talent tjetër: Fotografinë. Ajo i shkrep vetë fotot e saj dhe ka një koleksion me foto artistike në profil.
Vitin e ardhshëm, pritet ta shohim në fushata të tjera.