Reperi i njohur, Cozman njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram se sot do t’i nënshtrohet një operacioni.
Madje, informoi se nuk është operacioni i parë që ka bërë.
Duke mos dhënë detaje se për çfarë operacioni bëhet fjalë dhe si është gjendja e tij shëndetësore, Cozman tregoi se kjo është ndërhyrja e fundit që ai do bëjë.
“Sot është operimi im i fundit dhe i përfundova,”- shkroi reperi.
Prej disa kohës, ai është shkëputur nga muzika dhe nuk ka nxjerrë projekte të reja muzikore.
Ndërsa mendohet se arsyeja janë pikërisht problemet shëndetësore.