Bebushja e Sarës dhe Ledrit po vonon dhe pak dhe atyre s’ju mbetet gjë tjetër veçse të presin.
Deri tani Sara ka ndarë disa foto nga salla e pritjes në spital, por surpriza është ende rrugës.
Mami Sara dhe babi Ledri po presin të entuziazmuar teksa na treguan pak ditë më parë se kanë bërë gati edhe shtratin e të voglës.
Ndërkohë bukuroshja shtatzënë i ka bërë edhe një super lojë reperit, duke i thënë se momenti i lindjes erdhi!
Videoja u bë virale dhe të gjitha e adhuruam reagimin e autorit tē hitit “MEM”.
Sakaq, mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë një foto në Instagram. Është një nga fotot e shkëputura nga i njëjti vend prej nga ky Ledri zyrtarizoi lidhjen e tyre.
“Nostalgjikë, sepse përveçse të presim s’na ka mbetur asgjë tjetër për të bërë.”-shkroi Sara!