Anxhelina Hadërgjonaj u rikthye.
Sikundër na kishte paralajmëruar se do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit, ajo ka publikuar tashmë këngën e re, një pjesë të së cilës na e kishte treguar që në verë.
Kënga titullohet “Precious” dhe është në anglisht duke hedhur kështu hapat e para drejt tregut ndërkombëtar.
Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina. Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.