Demi Rose nuk ndal së treguari format trupore seksi, pasi të enjten i la sërish fansat me gojë hapur me fotot e fundit që publikoi në Instagram.
Modelja 25-vjeçare shfaqej e veshur me një “body” të zi, i cili kishte dekolte të hapur, mëngë të gjata, dhe i nxirrte në pah edhe këmbët, sipas “Daily Mail”.
Bukuroshja pozoi para kamerës, duke i ngritur krahët lart, si të ishte duke larguar flokët e shkurtër nga fytyra.
Demi është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe sjell imazhe nga më të ndryshmet shpesh herë edhe duke provokuar ndjekësit.
I tillë ishte edhe ai i publikuar disa ditë më parë, ku Rose shfaqej e veshur me bikini të kuqe, pranë një elefanti, të cilin po e ushqente.
Ky është udhëtimi i fundit që bukuroshja seksi ka bërë, pasi pranoi publikisht se është sulmuar seksualisht nga një i huaj.
Destinacionet e saj të preferuara mbeten Maldive dhe Ibiza.
Ndër të tjera, Demi ka treguar edhe mesazhet e çuditshme që merr nga ndjekësit e saj, sepse disa persona të paidentifikuar hapin llogari të rreme me foto dhe me emrin e saj, dhe mashtrojnë të tjerët.