Revista “People” zgjedh albumin e Dua Lipës si më të mirin e vitit 2020.
Dua Lipa tregoi kohë më parë se përderisa ishte me qira në një ‘Airbnb’ kishte punuar drejt albumit të saj.
Album ky që u prit tejet mirë nga tregu ndërkombëtar, duke bërë që ajo të kryesojë në listat më të famshme muzikore.
Ndonëse ajo e kishte shijuar kohën që kaloi në izolim, tashmë dihet se fjetja e tepërt nuk duhet të ishte më në agjendë këtë muaj.
Albumi i dytë i Dua, Future Nostalgia, u përgatit për t’u publikuar në fund të marsit, ku edhe bëri bujë të madhe.
Përmes një artikulli “People” zgjodhi 10 albumet kryesore të vitit 2020, ku albumi i këngëtares shqiptare “Future Nostalgia” zuri vendin e parë.

