Reperja e njohur, Loredana është nënë e një vajze, Hanës me të cilën publikon shpesh foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme.
Madje ajo i ka hapur një llogari në Instagram vogëlushes së saj, duke e kthyer në një yll të rrjeteve sociale.
Së fundmi, Loredana Zefi postoi një foto të Hanës duke filmuar me kamera me një nga anëtarët e stafit të reperes, ndërsa në sfond është kënga “Moment for Life” e Nicki Minaj.

Një fanpage i reperes me famë botërore ka shpërndarë postimin e Loredanës në Instagram dhe Nicki Minaj nuk i rezistoi dot duke i bërë “like”.
Menjëherë ka reaguar edhe Loredana, që ndau statusin me ndjekësit në rrjetet sociale.


