Ylli botëror regjistroi gjatë kësaj periudhe dy albume surprizë, dhe i dyti, që u quajt “Evermore”, u publikua të premten vetëm disa orë pas u njoftua nga këngëtarja dhe u prit mjaft mirë nga fansat e saj.
Albumi është një vazhdim i megahitit “Folklore”, që rezultoi mjaft i suksesshëm për këngëtaren.
Ndërkohë nuk dimë ende nëse Taylor Swift ka përgatitur ndonjë surprizë tjetër për ndjekësit.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_taylor-swift-11607766864.jpg)
“Nuk kam ide se çfarë do të vijë më pas”– shkroi ajo pas publikimit të albumit. “S’kam ide për shumë gjëra gjatë kësaj periudhe dhe jam e kapur pas një gjëje që më mban të lidhur me të gjithë ju. Ajo gjithmonë ka qenë dhe do jetë muzika, le të vazhdojë përgjithmonë.”
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_taylor-swift21607766866.png)