Vajza e Madonnës, Lourdes po merr vëmendjen e të gjithëve së fundi.
Si vajza e një prej grave më të famshme në botë, Lourdes Leon gjithmonë do të merrte shumë vëmendje, shkruan The Sun.
Por, fëmija i madh i superyllit amerikan Madonna po tërheq vëmendje kohën e fundit.
Derisa Madonna është ende në gjendje të “shokojë” me paraqitjet, ku së fundik a lyer flokët rozë dhe ka pozuar me marihuanë, modelja Lourdes, 24-vjeçe është më delikate.
Megjithatë, guxojmë të themi, ajo në heshtje po vjedh vëmendjen e nënës.
Fotografitë u shfaqën këtë javë kur Lourdes tregoi figurën e saj ndërsa po qëndronte për pushime në Meksikë.
Ajo u shfaq me bikini me ngjyrë neoni dhe të zezë, ndërsa shijonte pushimin me partnerin e saj, fotografin Jonathan Paglia.
Ditë më parë, ajo reklamoi koleksionin e ri të markës “Juicy Couture”, teksa postoi disa fotografi në Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_ghgj1607783181.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/auto_0_MAIN-Lourdes-is-the-image-of-Madonna1607783178.jpg)