Shpat Kasapi e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me modelen, Afërdita Dreshaj dhe po shijon momentet më të bukura të dashurisë me partneren e tij.
Këngëtari është shumë i dashuruar me Selvijen, e cila është pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni, dhe këtë e tregoi me veprimin e fundit ndaj saj.
Në një postim në Instagram, ai zbuloi se i ka kushtuar një këngë partneres.
Shpat Kasapi publikoi një foto teksa luante në piano dhe shkroi: ‘Një këngë për ty dashuri!’, ku bëri tag emrin e Selvijes.
Ndërkohë, nuk mungoi reagimi i saj, e cila i shprehu dashurinë këngëtarit me fjalët më të ëmbla.
‘Të dua dashuri❤️’- komentoi Selvija, që mesa duket është shumë e lumtur që partneri do i kushtojë një këngë.
Ndërsa Shpat Kasapi iu përgjigj: ‘E bukura ime❤️❤️’
Çifti bënë publike lidhjen pak kohë më parë, pasi u kapën mat së bashku në një lokal në Kosovë.

