Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte një prej të ftuarave në emisionin “Shiko Kush Luan” javën që lamë pas.
Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj.
Një ndër këto pyetje lidhej me jetën e saj private:
“A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”
Pa hezituar, moderatorja simpatike u përgjigj: “Po, sigurisht”.
Dyshja po shijon prej kohësh romancën me njëri-tjetrit dhe tashmë duket se nuk e fshehin më as në publik.
Zemani nuk la pa përmendur edhe djalin e vogël 6-vjeçar, Arbor, duke thënë se ai është dashuria më e madhe e jetës së saj, motivim për të, si dhe njëshi në gjithçka.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/14/auto_bora-zemani-81607962160.jpg)