Xhesika Ndoj është një nga personazhet që publiku ka gjithmonë interes dhe që godet me deklaratat e saj.
Këngëtarja njihet për fotot provokuese dhe linjat trupore bombastike.
Ashtu si të gjithë e dini ajo është mami i një vajze dhe e ftuar në emisionin “Ëhy Not” mbrëmjen e djeshme në RTV Ora gjatë bisedës nuk mund të mos përmendej vogëlushja e saj, 9-vjeçare.
Xhesika është një person moskokçarës dhe një person që pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shijojë jetën e saj. Mirëpo, do pyesni ju në rolin e mamit si është?!
A kemi të bëjmë me një mami autoritare apo një mami shoqe për vogëlushen?!
Xhesika tregon se ajo është gjithçka për vajzën e saj, kur duhet të jetë shoqe vendoset në pozitën e shoqes dhe kur duhet të jetë një mami e rreptë atëhere ajo e këshillon vajzën për gjërat që ajo duhet të bëjë duke marrë parasysh moshën që ka.
Si të gjithë prindërit e përkushtuar edhe Xhesika bën gjithçka që vogëlushja e saj mos detyrohet që nesër të kalojë atë çfarë mami e saj ka kaluar.
“Unë kam një vajze dhe nëse je mami i një vazje une mendoj se me atë duhet të jesh shoqe, mami, babi gjithçka. Unë për vajzën time kam qenë gjithçka. Sepse vajza do përkushtimin dyfish sesa djali.
Unë vajzës i kam mësuar që të ecë me kohën, të bëjë gjërat që i takojnë pasi çdo gjë është me moshë. Unë vazjën nuk e lejoj as të lyejë buzët, as të lyejë thonjtë, jam shumë fanatike për të. Pavarësisht që për atë bëj çdo gjë, gjërat që i kam bërë deri tani i kam bërë për të mirën e saj. Që ajo nesër mos kalojë në hapat time dhe besoj sa të jem gjallë nuk do i kalojë hapat e mija”, tregon ajo.