Reperja e njohur, Tayna, sot feston ditëlindjen dhe sapo ora ka shënuar 00:00, i ka bërë vetes urimin më të bukur.
Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet super seksi, krahas së cilës shkroi:
“Më 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çikë sa 10 djem për familje, e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirënjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!”
Këtë ditë të veçantë, Tayna e ka pritur nën shoqërinë e miqve e personave më të afërt, duke organizuar një festë të madhe ditëlindjeje, që bie në kundërshtim me rregullat anti-Covid.
Reperja kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, të ngushtë, i cili i nxirrte në pah gjoksin.
Të ftuarit kanë ndarë video të shumta nga festa, ku Tayna shfaqet duke kërcyer, duke fryrë qirinjtë, si dhe duke prerë tortën.