Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman po bëhen prindër për herë të dytë, ndërsa sot çifti ka zbuluar gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë.
Nëpërmjet një videoje tepër të ëmbël në Instagram, Almeda tregoi se i vogli i tyre Efehan do të bëhet me motër.
Ata ishin ulur familjarisht për të darkuar dhe organizuan një “mini-festë” për gjininë e bebushit, që i gëzoi pamasë aktorët.
“E bekuar” -shkroi almeda krahas videos emocionuese, ndërkohë që edhe partneri i saj Tolgahan ka shprehur ndjesitë e tij.
Aktori turk, i cili dy ditë më pas feston ditëlindjen, ka treguar se kjo surprizë paraprake ishte dhurata më e bukur e ditëlindjes së tij.
Tolgahan ka shpërndarë videon në InstaStory, ndërsa krahas saj shkruan:
“Ky lajm ishte dhurata ime më e mirë për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të mirë që mund të merrja.”
