Ajo ditën e djeshme (e hënë) festoi ditëlindjen e 24-të dhe me këtë rast ishte në qendër të vëmendjes.
Fjala është për artisten nga Prizreni, Tayna, e cila pikërisht në përvjetorin e lindjes solli një fotosesion të ri.
Në setin e ri fotografik, nga i cili ka ndarë edhe ditën e sotme disa imazhe, biondja shfaqet në formë të mahnitshme.
Duke pozuar vetëm me një korset të zi e duke vënë më në fokus linjat trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet mjaft tërheqëse.
