Truku që Hailey Bieber përdor për pastrimin e akneve. Modelja, e cila aktualisht është me pushime në një vend sekret, tregoi në Instagram se lëkura e saj përmirësohet kur noton në ujin e kripur të detit apo oqeanit“Lëkura ime është gjithmonë më e mirë kur kaloj kohë në oqean … e keni pyetur ndonjëherë veten pse? Edhe unë”, shprehet ajo.Dr.Kemi Fabusiwa, tregoi për Cosmopolitan, se përse uji i detit i pastron aknet, dhe nëse ka ndonjë efekt anësor që duhet të shqetësohemi .
”Përqendrimet e larta të kripës në ujin e oqeanit kanë qenë prej kohësh të njohura për vetitë pastruese në lëkurë, të cilat ndihmojnë në nxjerrjen e papastërtive dhe zhbllokimin e poreve. Uji i kripës gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo zvogëlon numrin e baktereve që shkaktojnë puçrra në sipërfaqen e lëkurës dhe ndihmon në shërimin e plagëve apo shenjave.
Megjithatë duhet të bëjmë kujdes:Efekti pastrues dhe anti bakterial që ka kripa shoqërohet me një efekt natyral të tharjes nëse e teprojmë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për individët me lëkurë të prirur ndaj akneve, pasi uji i kripur mund të çojë edhe në irritim.
”