Offset, bashkëshorti i Cardi B, festoi dje 29-vjetorin e lindjes dhe partnerja e tij publikoi një mesazh të ëmbël në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka ndarë një video ku shihet e ulur, teksa Offset vjen nga mbrapa duke e ledhatuar e duke e prekur në vende intime, raporton “People”.
“Urime ditëlindjen burri im. Të dëshiroj edhe shumë vite të tjera. Të uroj sa më shumë pozitivitet, shëndet dhe paç një zemër kaq të bukur gjithnjë.

Faleminderit që më ke ndihmuar këta muajt e fundit në biznes. Le ta djegim sonte! Të dua!”,- shkroi reperja.
Cardi hoqi dorë përfundimisht nga divorci dy muaj pasi kishte bërë kërkesën.

Megjithatë, fansat e kishin kuptuar që dyshja mund të ishte rikthyer baskë, sepse ata u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin në ditëlindjen e 28 të saj, ku nuk munguan puthjet dhe dhuratat luksoze.
Gjatë muajit shtator, këngëtarja u shpreh e lumtur që ishte single dhe madje tha se kishte marrë qindra kërkesa për lidhje, por nuk i pranonte, sepse donte të fokusohej tek biznesi dhe tek vajza që ka me Offset, Kulture.

Mirëpo duket se Offset ka ditur si ta bëjë sërish për vete dhe të fillojë të mendojë seriozisht për një marrëdhënie.
