“Të dua”- Po shijon romancën me vajzën 18 vite më të re, por Scott Disick i bën këtë dedikim të papritur ish-bashkëshortes së tij

Bota e Yjeve

“Të dua”- Po shijon romancën me vajzën 18 vite më të re, por Scott Disick i bën këtë dedikim të papritur ish-bashkëshortes së tij

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Mason dhe Reign

Scott Disick ka publikuar para pak orësh një foto familjare me ish-bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian, si dhe me tre fëmijët e tyre, por vëmendjen e tërhoqi mbishkrimi i tij krahas postimit.

Dyshja e ka kaluar ditën së bashku, pasi sot festojnë ditëlindjen e djemve të tyre, Mason dhe Reign.

Në postimin e tij, Scott falënderoi ish-in, për tre fëmijët e mrekullueshëm që i ka dhuruar, si dhe shkroi “Të dua”.

Image

“Faleminderit Kourtney Kardashian që ishe krijuesja më e mirë e foshnjave në vend, nuk mund të kisha kërkuar një person më të mrekullueshëm në botë për të pasur këta fëmijë mahnitës, unë të dua ty dhe familjen tonë më shumë se gjithçka në botë,”- ishte dedikimi i ëmbël i 37-vjeçarit.

Fotoja që ai publikoi është realizuar para disa kohësh, në të cilën vajza 8-vjeçare Penelope, shfaqet e ulur në prehrin e Kourtney-t, ndërsa djali i tyre 6-vjeçar, Reign tek prehri i babait.

Reign dhe vëllai i tij i madh, Mason, festuan ditëlindjet ditën e hënë nëpërmjet një feste të organizuar në shtëpi.

Image

Kourtney dhe Scott filluan të dilnin bashkë në vitin 2006. Ata nuk u martuan kurrë dhe u ndanë në vitin 2015, por kanë mbetur miq dhe vazhdojnë të bashkë-prindërojnë.

Aktualisht, Scott po del me një modele 19-vjeçare, e cila quhet Amelia Hamlin.

Ndërsa Kourtney është beqare pasi i dha fund marrëdhënies me Younes Bendjima.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat