Dakota Johnson është fejuar? Një unazë gjigante në gishtin e martesës së aktores ka nxitur thashethemet se i dashuri i saj, Chris Martin i ka propozuar për martesë.
Ylli i Hollywood u fotografua gjatë fundjavës me unazën e madhe ngjyrë jeshile në gisht.
Duke qenë se ajo nuk mbante asnjë bizhuteri tjetër në dorën e saj të majtë, unaza rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe nxiti thashethemet se Dakota Johnson është fejuar.
Johnson, 31 vjeç dhe Martin, 43 vjeç, janë në një lidhje prej vitit 2017 kur çifti u kapën mat në Los Angeles në një restorant.
Çifti raportohet se kanë një marrëdhënie të fortë dhe lidhja e tyre është shumë serioze.
Ish-gruaja e Martin, Gwyneth Paltrow, me të cilën ka dy fëmijë Apple, 16 vjeç dhe Moisiun, 14 vjeç, e miratoi lidhjen e tyre dhe një një intervistë për Harper’s Bazaar, tha për Johnson: “Unë thjesht e adhuroj atë”.