Modelja e njohur është testuar për koronavirus.
Rreziku i infektimit nga COVID-19 bën që shumë prej fytyrave publike të testohen shumë shpesh për këtë virus.
Së fundi, ishte modelja e njohur Bella Hadid, ajo e cila me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se i është nënshtruar atij testi.
Ajo bëri testin për COVID-19 me anë të gjakut, por nuk tregoi rezultatin e atij testi.
Ndryshe, Bella Hadid vazhdon të jetë një ndër modelet më të kërkuara në mbarë botën dhe njëherësh shumë e suksesshme.
Ajo është imazh i shumë brendeve të njohura botërore.