Zayn ti je?

Bota e Yjeve

Zayn ti je?

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Zayn Malik

Zayn Malik duket se ka përqafuar trendin “New year, new me” pak para kohe.

Ish-anëtari i One Direction është fotografuar së fundmi për herë të parë pasi u bë baba dhe duket se paska ndryshuar look.

Gjatë daljes së tij në New York City, këngëtari i “Better” nuk njihej pothuajse fare pas këtij ndryshimi.

Transformimin e tij madhor përfshin jo vetëm ndryshimin e ngjyrës së flokëve, por modelin, duke u shfaqur me të ashtuquajturin modeli “mini-mohawk”. Edhe pse nuk dihet me siguri se kur Zayn ka bërë këtë ndryshim, ai duket totalisht ndryshe.

Gjatë Halloween, Gigi ndau foton e saj të parë familjare me këngëtarin dhe vajzën e tyre të porsalindur. Në atë kohë, Zayn tregoi kostumin e tij të frymëzuar nga Harry Potter ndërsa mbante në krahë të voglën e tyre. Asokohe ai shfaqej me flokë të zeza.

Kjo nuk është hera e parë që Zayn bën flokët bjond. Në mars 2018, vetëm një javë pasi ai dhe Gigi u ndanë, këngëtari i “Pillowtalk” debutoi me flokë me hije platin.

Sidoqoftë, nëse ka një gjë që njerëzit e dinë për këngëtarin, është se ai po shijon në maksimum të qenurit baba.

Image
Zayn Malik
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat