Modelja 29-vjeçare humb jetën gjatë ndërhyrjes për ‘ngritje braziliane të vitheve’

Bota e Yjeve

Modelja 29-vjeçare humb jetën gjatë ndërhyrjes për ‘ngritje braziliane të vitheve’

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Joselyn Cano

Modelja 29-vjeçare Joselyn Cano, e cila ndiqej nga 12.8 milion ndjekës në Instagram, është ndarë nga jeta.

Ajo ka humbur jetën si pasojë e një ndërhyrjeje në vithe e cila quhet ndryshe ‘ngritja braziliane e vitheve’.

Cano kishte udhëtuar drejt Kolumbisë për të kryer këtë ndërhyrje, ku edhe ka ndërruar jetë gjatë operacionit të ndërlikuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo ishte hera e dytë që 29-vjeçarja e bënte këtë ndërhyrje.

Ngritja braziliane e vitheve (BBL) është një procedurë që rrit vithet përmes transferimit të dhjamit. Yndyra e tepërt merret nga zona të tjera të trupit duke përfshirë barkun, ijet, pjesën e poshtme të shpinës dhe kofshët përmes liposuksionit dhe zhvendoset te të pasmet.

Sipas “USA Today”, një studim zbuloi se shkalla e vdekshmërisë është rreth një në 3,000, por të dhënat sugjerojnë se mund të jetë edhe më e lartë, një në 500.

Ndërlikimet ndodhin kur yndyra injektohet aksidentalisht në venën e një pacienti dhe hyn në qarkullimin e gjakut, duke formuar mpiksje.

Image
Joselyn Cano
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat