Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare. Ajo ka ndarë me gjithë fansat të martën në mbrëmje një foto shumë të bukur e të ëmbël në Instagram teksa mbante dorën e të porsalindurit.
Në përshkrimin që i bëri fotos, këngëtarja e hitit "Torn" zbuloi dhe emrin e të birit: “Mirë se vjen në këtë botë … Max Valentine Imbruglia. Zemra ime po shpërthen #djaliim”.
Natalie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në korrik, pasi iu nënshtrua Fekondimit in Vitro (IVF) me ndihmën e një dhuruesi të spermës.