Kejvina duket e parezistueshme në fotografinë e fundit.
Kejvina Kthella është një prej modeleve më të përfolura shqiptare dhe njëherësh emër shumë i kërkuar.
Ajo, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet e veshur me të brendshme.
Në atë imazh, ajo vuri në pah fizikun e përsosur, ndërsa nuk ishin të pakta komentet e ndjekësve.
Në fotografinë që rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve, Kejvina përveç të brendshmeve kishte veshur edhe një xhaketë lëkure sipër.
Kujtojmë se Kejvina Kthella është emër që ka pozuar edhe për marka të njohura.