Ky detaji na bëri të dyshojmë se Hande dhe Kerem po kalojnë kohë në shtëpitë e njëri-tjetrit!

Bota e Yjeve

Ky detaji na bëri të dyshojmë se Hande dhe Kerem po kalojnë kohë në shtëpitë e njëri-tjetrit!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:08
Hande dhe Kerem

“Trokit në derën time” quhet seriali turk që prej muajsh ka fiksuar të rinj, por jo vetëm nga Turqia e shumë vende të tjera. Dy protagonistët e këtij seriali janë edhe dy prej aktorëve më të suksesshën në shtetin turk.

Megjithatë, shikueshmërinë e këtij seriali mund t’ia atribuojmë edhe super kimisë që dyshja ka shfaqur dhe thashethemeve se mund të kenë trokitur në dyert e njëri-tjetrit edhe jashtë sheshit të xhirimeve.

Vetë ata i kanë mohuar zërat duke deklaruar se janë vetëm kolegë e shokë të mirë, dhe se thjesht po bëjnë punën e tyre si duhet.

Image
Hande

Por, së fundmi rrjetin po vlon nga disa foto të Handes. Disa ditë më parë ajo ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto bardhezi ku shihej në shtëpinë e saj.

Po Keremi ç’punë ka këtu do thoni ju? Epo, ja… detajistët kanë vënë re se në foto duket kapelja e tij. Nëse e shihni me kujdes ajo duket në xham:

Keremin e kemi parë disa herë me këtë kapele, ndër të tjera edhe në një video live që ka realizuar me Handen.

Nuk e dimë se ç’kanë për të thënë tani, pasi çdo herë janë shprehur se janë thjesht shumë profesionalë.

Image
Hande dhe Kerem
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat