Nuk është hera e parë që Jona Spahiu tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën, Drita Ymeri, me të cilën nuk mungojnë fotot e videot në rrjetet e saj sociale.
Ndjekësit e moderatores kanë shprehur kuriozitetin se si mund të jesh shoqe kaq e mirë me kunatën.
Madje, njëri prej tyre i ka kërkuar këshillë Jonës, duke e pyetur se si e ka krijuar këtë marrëdhënie mes tyre.
Spahiu ka kthyer përgjigje në Instastory duke shkruajtur:
“T’u afroftë dikush që di gjuhën tënde, kështu që s’do të të duhet të kalosh jetën duke përkthyer shpirtin tënd”.
Ndër të tjera, Jona tha se ky është rezultat i përkushtimit të të dyjave.
“Një marrëdhënie, që të funksionojë, ka gjithnjë nevojë për dy njerëz”.

