Mozzik së fundi u largua nga Kosova, për të qenë pranë vajzës së tij, Hana, për ditëlindjen e saj.
Hana e vogël me këtë datë mbush dy vjet, ndërsa nuk munguan dedikimet plot dashuri nga Mozzik dhe Loredana.
Reperi publikoi fillimisht një fotografi bashkë me vogëlushen, teksa zgjodhi fjalë prekëse pët ta uruar atë.
“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana!
Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël.
Zoti të dhashtë shëndet dashuri!
Ti je krenaria ime, ti je suksesi im, ti je gjithçka për mua në këtë jetë.
Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha.
Të don Baba yt
Urime datëlindjen e dytë !“, shkruan Mozzik.
Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, teksa sjell pamje nga festa që ia organizoi Hanës për ditëlindje.
Në një kënd të shtëpisë gjendeshin zbukurime me mbishkrimin “Urime ditëlindjen”, ndërsa të tjerat po i mbanin Mozzik dhe Hana.
Mozzik ndau edhe një tjetër foto krah vogëlushes, të cilën e kishin veshur me një fustan të shkurtër.
Kujtojmë se në fotografitë që i postoi deri tani nuk është parë Loredana.

