“Ndihem e shkatërruar…”- Rita Ora jep lajmin e trishtë për një person shumë të dashur në jetën e saj

Bota e Yjeve

“Ndihem e shkatërruar…”- Rita Ora jep lajmin e trishtë për një person shumë të dashur në jetën e saj

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:55
Rita Ora

Mbrëmjen e djeshme, Rita ora ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë që një fanse shumë e madhe e saj, ka ndërruar jetë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja me origjinë shqiptare shpreh ngushëllimet e saj për humbjen e Suzzane, të cilën përveçse fanse, e kishte bërë edhe shoqe.

“Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane është ndarë nga kjo jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi tek unë nëpërmjet ‘fanpage-ve’ të mia.

Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi.

Fytyra e saj e bukur dhe shpirti i saj bujar do më mungojnë shumë.

Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane-s.

Nëse ndiheni të vetmuar, dijeni që nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë,”- shkroi Rita.

Pas zhurmës për thyerjen e rregullave të pandemisë, Rita ka udhëtuar në Bullgari për të xhiruar këngën e saj të re.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat