Pak kohë më parë moderatorja Eva Murati ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut. Shkak për këtë u bë një koment në llogarinë e aktorit Can Yaman, i cili i ktheu përgjigje publikisht.
Eva ka refuzuar të tregojë nëse ka komunikuar ndonjëherë me Canin, apo se ç'raport kanë me njëri-tjetrin.
Kureshtja e fansave nuk është shuar ende, madje ka nga ata që duan ta shikojnë të martuar me aktorin.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, një prej tyre i ka shkruar: "Martesë dhe bebe me Can Yamanin?". Eva është shprehur se nëse do ndodhte kjo fëmijët e tyre do fitonin llotarinë gjenetike.


