Lily Allen nxorri në treg së fundmi lodrat e saj të seksit. Mirëpo këngëtarja është shprehur se biznesi i saj nuk është pritur me pozitivitet nga të gjithë.
Ajo tha në podkastin ‘You Come First’ se njerëzit i thonin që bashkëshorti i saj nuk mund ta kënaqte në shtrat.
34-vjecarja foli hapur për mënyrën sesi u trajtua kur nxorri në treg lodrën e seksit dhe këmbënguli se masturbimi ‘i frikëson meshkujt’ teksa fliste rreth kënaqësive të femrës gjatë seksit.
‘Në familjen time nuk kemi folur për seksin. Nuk ishte e ndaluar, thjesht nuk folëm për këtë temë dhe unë ndoqa ato që kisha parë në filma ose në television. Ju shtriheni dhe bëni zhurma funny ose orgazma. Dhe kohët e fundit kam marrë komente nga gra dhe burra që më thonë se burri im nuk më kënaq. Por kjo nuk ka lidhje me marrjen apo mosmarrjen e kënaqësisë nga një person tjetër. Kultura jonë inkurajon kënaqësinë seksuale të marrë kur mbështetesh tek dikush tjetër dhe kjo i bën njerëzit e pakëndshëm,’- u shpreh Lily Allen.
Më pas këngëtarja këmbënguli se nuk vetëm seksi problem.
‘Jo vetëm seksi por edhe paratë. Kështu që njerëzit mendojnë se gratë nuk mund të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe të fitojnë para vetë, dhe kjo është kërcënuese për disa burra.’

