Këngëtarja e njohur Tuna, përmes imazheve të fundit ka lënë të kuptohet se destinacioni i radhës i saj është Miami.
Fillimisht, artistja udhëtoi në Atlanta dhe me të shkuar atje, ajo u bashkua me Linda Halimin, ndërsa duket se po kalojnë momente të bukura bashkë.
Ishte Linda ajo e cila postoi imazhe ku shfaqet bashkë me Tunën, Big D dhe vajzën e saj, Kaimana.
Mbetet të shihet nëse në një të ardhme të afërt këto dy artiste do i shohim bashkë në një duet.
Ndryshe, Tuna kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por pritet të rikthehet së shpejti me një këngë të re.

