Fjalia standart e çdo Missi, është se do të shpëtojë botën.
Një prej tyre, duket se më në fund do ta bëjë realitet këtë gjë.
Bëhet fjalë për Ish-Missin e Britanisë së Madhe në 2014, Carina Tyrrell.
E diplomuar për mjekësi, ajo bën pjesë në grupin e ngushtë të Universitetit të Oksfordit, për vaksinën kundër koronavirusit.
Ajo ishte duke punuar me OBSH duke kryer kërkime mbi pandemitë kur u shfaq virusi dhe ka qenë pjesë e një ekipi në Universitetin e Oksfordit, që zhvilloi vaksinën kundër koronavirusit dhe provat klinike.
E diplomuari në Kembrixh, Dr Tyrrell lindi në Zvicër nga prindër britanikë.
Babai i saj Mark është një fizikant i njohur, ndërsa nëna e saj Sue punonte në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
