Kush shijon festa të bardha si Bella Hadid?

Bota e Yjeve

Kush shijon festa të bardha si Bella Hadid?

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:15
Bella Hadid

New York u mbulua nga dëbora këtë javë, por Bella Hadid nuk ishte gati të largohej nga moti i keq.

Modelja ndau në llogarinë e saj disa foto në një ambient të mbuluar i gjithi nga dëbora, me barkun jashtë pavarësisht klimës së ftohtë. Ajo kishte kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë deveje me një jakë dhe një palë xhinse.

“Dita e 3-të e dëborës pas punës kiki”, shkruante Bella krah fotove ku dukej më e lumtur se asnjherë tjetër. Epo kush tjetër nuk do ta shijonte borën ashtu si Hadid, teksa Krishtlindjet janë kaq pranë.

Ndryshimi i vetëm do të ishte një detaj i vogël, me siguri ne do të mbuloheshim mirë para se të pozonim që mos të përfundonim në spital më pas.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat