Festat e fundvitit po afrojnë dhe VIP-at shqiptarë kanë arreduar shtëpitë e tyre, siç ka bërë së fundmi dhe Olta Boka.
Ndryshe nga të tjerët, Olta ka vendosur një pemë më të veçantë.
Pema e saj qëndron e varur në mur, e mbushur me zbukurime të ndryshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/22/auto_4719781608622396.jpg)
"Kjo pemë është ideale edhe për hapësira më të vogla apo për familje me fëmijë që s’lënë gjë pa prekur", ka shkruar këngëtarja krahas një postimi të bërë në Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/22/auto_4719791608622398.jpg)