Bieta Sulo është kujdesur që sot t’i bëjë një urim të veçantë gjysmës së saj më të mirë, Alban Dudushit, i cili feston ditëlindjen.
Moderatorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me Dudushin, krahas së cilave nuk harroi që ndër të tjera, të bënte edhe një përshkrim bazuar tek shenjat e horoskopit që dyshja ka.
“Gëzuar ditëlindjen, Alban Dudushi! Kështu të qeshur qofshim sa më shpesh, se dihet që jeta ka nga të gjitha… e këtu dua të jap përgjigjen e pyetjes që mes habisë dhe përgëzimit, ma bënë shumë vetë: ‘Kaq të lumtur jeni ju?’

Sigurisht me ulje-ngritje si çdo marrëdhënie, madje njëri-tjetrit i dedikojmë disa nga thinjat e rrudhat që kemi sot…
Albani është më tolerant dhe më i pjekur në disa situata. Gjithsesi, në fund të ditës jemi të dy me brirë.
Ai është Bricjap, unë Dash. I përplasim brirët shpesh dhe na janë lëmuar cepat, e në këtë kuptim, jemi zbutur goxha.

Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje përgjithmonë, pooor, u lëmuan brirët dhe nuk e vrasim më aq shumë njëri-tjetrin.
P.s. Edhe Kroi është dem, familje brirësh me pak fjalë, përveç Joelle, që e kemi qershinë mbi tortë.
Gëzuar Alban Dudushi!”,- shkroi moderatorja.