Jeta e bukuroshes hollivudiane, Jennifer Aniston, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes.
Mirëpo, aktorja është kundërpërgjigjur për ofendimet e shpeshta që i bëhen në lidhje me jetën e saj personale, me stilin e jetës që ajo bën dhe vendimet që ajo i merr.
“Statusi im martesor është ofenduar, divorci im është ofenduar, mungesa e një mashkulli në jetën time është ofenduar, gjoksi im po ashtu”.
Ajo ka qenë shënjestër e ofendimeve.
“Pse të gjithë ne e shikojmë një femër në këtë këndvështrim, për ta diferencuar? Pse i dëgjojmë këto?”
“Mendoj me vete se unë kam punuar kaq shumë në jetë dhe karrierën time sa për të mos u degraduar në një femër të trishtuar pa fëmijë”, ka deklaruar Aniston për numrin e fundit të revistës Marie Claire.


