Arbenita Ismajli po mendon të ndryshojë dukje.
Arbenita Ismajli cilësohet si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, e cila po ndjek karrierën e saj në modeling jashtë vendit.
Bukuroshja e cila po shijon prej kohësh një histori dashurie me Feron, komentohet shpesh për tiparet e saj tërheqëse dhe format seksi.
Arbenita së fundmi ka publikuar një foto në InstaStory ku shfaqet me balluke, teksa kërkon mendimin e ndjekësve për pamjen e saj.
“Baluke?”, shkroi Arbenita krahas postimit, duke i kërkuar ndjekësve të votojnë “Po” ose “Jo”.
Ndjekësit e saj nuk vonuan shumë dhe votuan “Po”, ndërsa tani mbetet të presim se a do të bëj me të vërtetë ndryshimin Arbenita apo jo.

