Kim është kthyer prapa në kohë për të kujtuar disa paraqitje publike të saj.
Një prej emrave më të njohur të shoubizit, që vazhdimisht merr vëmendje me paraqitjet e saj, është Kim Kardashian.
Ajo i kushton kujdes të veçantë veshjeve në tapetin e kuq, ndërsa për to jo rrallëherë edhe është kritikuar.
Së fundi, Kim ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të realizuara ndër vite, e këto paraqitje ishin komentuar shumë.

Një prej tyre ishte paraqitja e Kim në tapetin e kuq të “Hollywood Beauty Awards”, ku e kishte rrëmbyer gjithë vëmendjen.
Kjo ngase ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, i cili i zbulonte pothuajse tërësisht gjoksin asaj.

Edhe të tjerat veshje që i kishte aplikuar ajo ndër vite për eventet prestigjioze, kishin bërë që Kim të merrte vëmendje të madhe.
