Mbrëmë Elita Rudi vendosi të hapte galerinë dhe t’ua linte në dorë ndjekësve se ç’foto donin të shihnin përgjatë jetës së saj.
Moderatorja nuk nguroi të publikonte foton e parë me Gjikon, ashtu sikurse edhe foton e realizuar gjatë fejesës së tyre.
Një ndër kuriozitetet e ndjekësve lidhej me shtatzëninë e Elitës, prandaj, ajo publikoi një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe tashmë shumë më të madh nga sa e kemi parë në postimet e saj të fundit në rrjete sociale.
Nuk mungoi edhe pyetja në lidhje me bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.
Elita zbuloi se kishin folur për të vendosur se ç’model flokësh do të zgjidhnin për të voglin e tyre, Zërin.
Moderatorja duket se që në fillim ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Gjikos, foton e parë me të cilën e ka publikuar në Instastory po ashtu.
Elita është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Pritet që bukuroshja të sjellë në jetë një vajzë e kështu Zëri të bëhet me një motër.