Ai është një nga aktorët më të suksesshëm në Hollywood dhe më tërheqëse, si edhe ka qenë i lidhur me disa nga gratë më të bukura në botë.
Por Leonardo DiCaprio e ka gjetur ‘vajzën e ëndrrave‘ tek Camila Morrone.
‘Ata janë shumë të dashuruar. Camila është vajza që ai gjithmonë ka ëndërruar. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë. Ka marrëdhënie të mira me familjen e tij, gjithashtu edhe Leonardo DiCaprio shkon shumë mirë familjarët e saj’- tha një burim për ET Online.
Çifti janë në lidhje që nga viti 2017, por janë afruar veçanërisht me njëri-tjetrin gjatë periudhës së karantinës.
Ndërsa ata e kanë mbajtur romancën e tyre shumë private, raportohet se Camila Morrone e ka kthyer yllin e Hollywood ‘në një djalë për shtëpi’.
“Ai zakonisht është shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të izolimit, kryesisht ka kaluar kohë me Camila. Leonardo DiCaprios i pëlqen të jetë me të,”– tha një burim për People në qershor.
Dyshja, që kanë një diferencë prej 20 vitesh me njëri-tjetrin, janë shfaqur vetëm një herë si bashku në një event çmimesh.
Camila ishte pranë aktorit në Academy Awards 2020, ku filmi i tij “Once Upon A Time … in Hollywood” ishte nominuar në një sërë kategorish, përfshirë “Aktorin më të Mirë” për Leonardo DiCaprion.