Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po e përmbyll këtë vit me shumë suksese.
Ajo gjatë 2020-ës publikoi albumin “Future Nostalgia”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, duke prirë në të gjitha statistikat.
Së fundi, artistja ishte e pranishme në “Pandora Live”, ku performoi disa prej hiteve të saj më të reja.
Dua kishte veshur një fustan të zi prej lëkure, i cili ishte i çarë tek pjesa e kofshës dhe dukej shumë joshëse.
Këtë veshje, ajo e kombinoi me një palë çizme të zezea lëkure, të gjata deri në kofshë.