Jonida Maliqi u bë nënë për herë të parë para nëntë vitesh, kur u bekua me një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Dan.
Ditën e djeshme, djali i vetëm i këngëtares festoi 9-vjetorin e lindjes e me këtë rast, Jonida i uroi disa fjalë zemre.
Ajo publikoi në Instagram një foto, ku shihet një foto e Danit e vendosur në mes të pemës së Krishtlindjeve.
“Ti je dhurata më e çmuar që më bekoi Zoti. Nuk e ke idenë se sa të dua dhe se pa ty, ekzistenca ime do ishte e kotë. Që kur u bëre pjesë e jetës sime, ndjej më fort lumturinë, frikën, dashurinë e dhimbjen.
Jeta ime më kalon para syve si një film me metrazh të shkurtër për çdo vit të ditëlindjes tënde. Të dua drita e syve të mi!”, shkroi këngëtarja krahas fotos.
Dani është djali që erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin e Jonidës, Gent Prizrenin.
Gjatë një interviste, këngëtarja pranoi se për të ishte një sfidë e madhe të rriste një fëmijë vetëm, pas divorcit.